Një djalosh 8-vjeçar në Ohajo çoi motrën e tij të vogël tek një dyqan “McDonald” me makinën e prindërve pasi kishte mësuar ta ngiste mjetin duke parë video në “Youtube”.
Mediat lokale në Ohajo thanë se policia mori shumë telefonata nga banorët e zonës që raportuan për një fëmijë që po ngiste makinën. Stafi në restorant ndërkohë mendoi se ishte në shënjestër të ndonjë shakaje televizive kur kanë parë djaloshin 8-vjeçar dhe motrën e tij të vogël që ndaluan tek dritarja e shërbimit.
Dëshmitarët okularë që lajmëruan policinë thanë se djali i vogël nuk shkeli asnjë semafor dhe drejtimi i makinës nga ai nuk kishte asnjë të metë. Një nga oficerët e policisë që mbërriti në vendngjarje tha se ishte e pabesueshme ajo që ndodhi, pasi djali i vogël ngau makinën për një distancë prej rreth 3km dhe nuk shkaktoi asnjë aksident.
I pyetur nga policia, ai tha se kishte mësuar të ngiste makinën duke parë video në “Youtube” pasi motra e tij e vogël kishte shprehur dëshirën për të shkuar tek McDonalds. Duke ngarë makinën ai kaloi katër kryqëzime, shina treni dhe mjaft kthesa.
Pasi qerasën fëmijët me hamburgerat e merituar, policia lajmëroi prindërit e tyre që ishin në gjumë, kur dy fëmijët nisën aventurën e tyre.
“Shoferi” 8-vjeçar, mësoi makinën duke parë video në “Youtube”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali
Zjarri përhapet me shpejtësi në Zall-Strikçan të Bulqizës, rrezikohet një banesë, nis ndërhyrja e zjarrfikësve
Aksident me vdekje në Mirditë! Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur
Barcelona përgatit shkëmbimin surprizë me Interin, Balde për Dimarcon dhe efekti domino në Premier League





