Pronarët e dy automjeteve Porsche, në qytetin e Chioggia-s, në Itali, nisën një garë të ngjashme me ato të pistave të Formula 1, por e zhvilluan në rrugët e qytetit.

Por gara nuk ka shkuar ashtu siç shpresonin, pasi njëri nga automjetet luksozë është përplasur me një tjetër mjet, tip Lancia Kappa, ku ndodheshin dy të moshuar që kanë mbetur të plagosur.

Ndërsa policia mbërriti në vendngjarje, “piloti” tjetër i makinës Porsche u largua me shpejtësi, për të mos përfunduar në telashe.