Erjon Stafa është shqiptari i cili bënte një jetë të shthurur droge dhe seksi në Savona të Italisë, por pikërisht për shkak të kësaj është arrestuar nga policia italiane.

28-vjeçari kishte lidhje të ngushta me VIP-a, të të gjitha fushave, kryesisht me doktorë e dentistë rreth të 40-tave.

Pjesë e klanit të tij ishte edhe një ish-miss Savona, një bukuroshe 30-vjeçare që kishte në pronësi një sallon bukurie në qytet, ku adresonte klientët e saj për blerjen e kokainës, raportojnë mediet italiane.

Duke pasur parasysh marrëdhënien me yje të muzikës dhe televizionit, të gjithë emra të njohur në Savona, ai bënte shpërndarësin e kokainës për ta madje edhe në provinca.

Stafa pak para arrestimit të tij i kishte dërguar një mesazh bashkëpunëtorëve të tij ku shkruhej “Jemi të gjithë në të njëjtën varkë”.

Në shtëpinë e tij në Celle u sekuestruan 900 gr kokainë dhe disa telefona celularë.