Një 72 vjeçe, banore e qytetit të Shijakut, është hedhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës nga kati i dytë i shtëpisë së saj.
Shtetasja N.G. rezulton të ketë ndërmarrë aktin ekstrem rreth orës 23.30 të së mërkurës, në kushtet e depresionit.
Sipas hetimeve paraprake, e moshuara vuan nga depresioni, gjë që mund ta ketë shtyrë të ndërmarrë këtë akt.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e saj dhe sipas burimeve spitalore ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Durrësit ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen.





