Dy të rinj, 21 dhe 20 vjeç, janë rrahur me grushte me njëri-tjetrin në një lokal në sektorin “Iliria”, në plazhin e Durrësit.

Duket se ngjarja është shkaktuar për motive të dobëta, por policia nuk jep detaje të mëtejshme.

Mësohet se dy të rinjtë A.E., 21 vjeç dhe E.K., 20 vjeç, të dy nga Durrësi, do të ndiqen penalisht nga Prokuroria, të akuzuar për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.