Jurgen Kurti i shpëton sërish burgut, pasi nga hetimet rezultoi se ai nuk ka marrë pjesë në vrasjen e 60-vjeçarit Agim Arapi.
Burime të Policisë bënë të ditur se 24- vjeçari Jurgen Kurti nuk ka marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur. Provat e mbledhura e përjashtuan atë nga autorësia e krimit dhe mbrëmë ai është liruar.
Vetë i riu gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë dhunuar 60-vjeçarin Arapi, i cili gjeti vdekjen dy net më parë në Durrës.
Jurgen Kurti është emër jo i panjohur për Policinë, pas akuzës se vrau babanë një vit më parë, ngjarje për të cilën më pas u dënua daja i tij.
Sipas Policisë, viktima e Durrësit i ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.
Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta.
Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët). Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë./Panorama





