Eshte zbardhur sherri ne te cilin eshte perfshire mbremjen e djeshme prezantuesja Luana Vjollca se bashku me te dashurin e saj dhe nje person tjeter qe e perndiqte prej kohesh.
Behet fjale per 31 vjecarin Besmir Lila, i cili prej kohesh ka perndjekur prezantuesen Vjollca. Pas zenkes qe eshte bere ne zonen e Unazes se re ne Tirane, policia ka arrestuar ne flagrance rreth ores 23:00, Besmir Lila, 31 vjec, banues në Lundër, i cili eshte konfliktuar fizikisht edhe me te dashurin e Luanes, Krenar Cocajn.
Ngjarja
Mbremjen e djeshme rreth ores 19:00, në Unazë të Re, pranë Hotel ”Roland”, Besmir Lila ka ndaluar për t'i folur Luana Vjollca, të cilën e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme. Nderkohe qe 31-vjecari nga Tirana ka goditur me grushte, mikun e prezantueses shqiptare, 29 vjecarin Krenar Çocaj, banues në Prishtinë, i cili erdhi në ndihmë të Luanës. Gjatë kontrollit fizik, Lilës, ju gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër.





