Të tjera pamje filmike janë publikuar nga JOQ që tregojnë momentet e tmerrshme që ka kaluar familja Arapi mbrëmjen e djeshme si pasojë e dhunës së ushtruar nga vëllezërit Ekonomi.

Në një moment mjaft të dhimbshëm të videos dallohet bashkëshortja e Agimit, Vjollca e cila vrapon e lebetitur në rrugë me celular në dorë duke kërkuar ndihmën e njerëzve (shihni këtu).

Sherri në fjalë ndodhi për një shumë qesharake prej vetëm 13 mijë lekësh të reja ku autorët refuzonin të paguanin qiranë e tubit të aspirimit që kalonte nga prona e Agim Arapit. Burime nga familja e viktimës shprehen se Kujtim Ekonomi i ka telefonuar Vjollcës, bashkëshortes së viktimës duke e kërcënuar se do ta vriste.

Më pas kur të tre agresorët kanë hyrë në dyqan, raportohet se kanë goditur Vjollcën me një makinë llogaritëse. Në këtë moment Agimi reagon duke bërtitur “kë do vrisni ju more?”. Gjatë momenteve të dhunës ndaj Agimit, Vjollca del e lebetitur në rrugë dhe kërkon ndihmë. Pas kësaj agresorët kanë rrahur Agimin deri në vdekje./JOQ.al