Gjykata Speciale ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Etion Jokën, kandidatin për deputet të LSI në Tiranë, të cilit dy ditë para zgjedhjeve i dolën disa video ku shfaqej duke blerë vota, me nga 100 dollarë.
Menjëherë pas videove, kandidati i LSI është fshehur kurse policia arrestoi vetëm sekserin që u jepte para krysisht të moshuarve për të votuar Etion Jokën. Që nga ai moment ai është shpallur në kërkim.
Etion Joka akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.





