Edgardo Bauza nuk është më trajner i Argjentinës. Federata Argjentinase e futbolllot vendosi ta shkarkojë atë nga detyra për shkak të rezultateve negative gjatë ndeshjeve të grupit Amerikano Latin në kualifikueset e Botërorit 2018 me skuadrën nënkampione të botës që rrezikon jo pak pasi për momentin është në vendin e 5.'Gjetëm një marrëveshje-tha presidenti i sapozgjedhur i AFA, Claudio Tapia-i komunikuam Bauzës se është larguar nga detyra e trajnerit të kombëtares' .
Tashmë Federatës Argjentinase të Futbollit i duhet të nisë kërkimet për trajnerin e ri të kombëtares dhe sipas medias ne vendin amerikanojugor, kandidati kryesor për të marrë këtë rol është Jorge Sampaoli, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e tij për të drejtuar skuadrën 2 herë kampione të botës.Problemi në këtë pikë për drejtuesit e kësaj federate është që të bindin Sevillan që të lejojë largimin e trajnerit. Nëse kjo do të arrihet, atëherë Sampaoli pritet të marrë detyrën në drejtimin e Argjentinës në 31 gusht për të nisur përgatitjet e skuadrës për sfidën me Uruguajin në Montevideo.