Pranvera duket se është stina e preferuar për Xhensila Myrtezajn. Teksa lulet e pemët fillojnë të lulëzojnë, edhe njerëzit duket se gjallërohen e bëjnë projekte. Kështu ndodh edhe për këngëtaren simpatike.

Ajo ka postuar në Instagram disa foto ku ka pozuar e buzëqeshur, e ku duket si një lule mes lulesh.

“Pranvera është koha e planeve dhe projekteve.  Ajri i prillit ngall shelgjet dhe fluturat përhapen gjithandej.  Pranvera na tregon se çfarë mund të bëjë Zoti me një botë të zymtë dhe të pistë”- shkruan ajo përbri fotove që ka postuar në rrjetin social.