Aktorja e njohur meksikane, Margarita Isabel, ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Ajo vuante nga komplikacionet në rrugët e frymëmarrjes dhe emfizema. Gjendja e saj u rëndua pas shtrimit në spitalin qendror në Cuernavaca, Morelos.

Isabel ishte një ndër emrat më të njohur të kinematografisë latine si dhe konsiderohej si “Aktorja  e parë”. Ajo ka luajtur role të rëndësishme në serialet latine. Kurse në 10 vjetorin e fundit ishte larguar nga kinematografia për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Marigarita Isabel, ka lindur më 25 korrik të 1943 në Meksisë. Karrierën e saj e ka filluar në vitet e ’60-ta . Ajo tek ne  ishte e njohur për shumë role në serialet latino-amerikane, por që famë më të madhe ka marrë në serialin “Njerka”, i cili ishte ndër më të shikuarit të asaj kohe. Margarita aty luante rolin e “Karmelës”.