Deputetja e Durrësit, Esmeralda Shkjau, e ftuar në emisionin “Rudina” ka rrëfyer një dhimbje të madhe që ka përjetuar në moshë të vogël dhe që e ka shoqëruar gjithnjë.

Ajo ka humbur vëllain e saj, kur Esmeralda ishte vetëm 4 vjeçe.

Në rrëfimin e saj, ajo tregoi se pavarësisht moshës së vogël, ka kujtime me vëllanë, i cili u nda nga jeta kur ishte vetëm 2 vjeç.

Gjithsesi, lindja e motrës më të vogël, me të cilën Esmeralda ka një diferencë 8-vjeçare, ka mbushur disi boshllëkun e lënë në zemër nga humbja e vëllait.