AC Milan momentalisht po kalon një periudhë të errët krahasuar me 10 vite më parë. Në 2007, Kuqezinjtë ishin skuadra më e mirë në Evropë, dhe tani edhe kualifikimin një Europa League do e quanin një sukses. Dhe kjo statistikë e pabesueshme vërteton më së miri rënien e një prej ekipeve me më shumë trofe në botë: që kur Filippo Inzaghi u tërhoq nga futbolli në 2012, numrat 9 pasues kanë shënuar vetëm 18 gola midis tyre. Është një fakt befasues për një ekip për të cilin kanë luajtur Marco van Basten, George Weah dhe Andriy Shevchenko. Më poshtë keni të gjithë numrat 9 të Milan në 9 vitet e fundit.

Alexandre Pato, 2012 – 2– Braziliani e nisi me numrin 7 por mori numrin 9 kur Inzaghi doli në pension. Gjithsesi, rënia e tij kishte filluar që më parë. Dy golat e vetëm të Pato-s gjatë atij sezoni u shënuan në Champions League dhe ai u shit te Corinthians në janar.

Alessandro Matro, 2013-14 – 1– Një sulmues i cili ka veshur shumë fanella në karrierën e tij dhe që teknikisht ka kaluar tre sezone te Milan. Gjithsesi, ai u huazua te Fiorentina, Genoa, Juventus dhe Lazio gjatë asaj kohe. Matri shënoi vetëm njëherë në sezonin e tij të plotë në “San Siro” dhe tani luan për Sassuolo-n.

Fernando Torres, 2014 – 1 – Sulmuesi spanjoll u huazua nga Chelsea dhe shënoi vetëm një herë – megjithëse në fillim ishte shprehur se donte të nderonte fanellën. Ishte një surprizë e madhe kur marrëveshja u bë permanente në janar. Por nuk ishte një surprizë edhe aq e madhe kur gjashtë muaj më pas u shit te Atletico Madrid.
 

Mattia Destro, 2015 – 3 – Një transferim i tiji te Chelsea nuk u arrit dhe si përfundim ai iu bashkua Milan në formë huazimi pas shitjes së Torres. Gjithsesi, nuk kishte shanse që blerja të bëhej përfundimtare pas një sezoni të dobët ku ai gjeti rrugën e rrjetës vetëm tre herë. Ai iu bashkua Bologna-s në fund të sezonit, dhe vazhdon të luajë aty.

 

Luiz Adriano, 2015-16 – 6 – Erdhi te Milan nga Shakhtar Donetsk dhe u prit me shpresë se do të përsëriste paraqitjet e mira te ekipi ukrainas. Por as ai nuk arriti të shënonte më shumë se gjashtë gola në të gjitha kompeticionet për Milan. Dhe këtë verë, atij iu zhvesh numri nëntë dhe eventualisht ai u transferua në Kinë.

Gianluca Lapadula, 2016-2017 – 5 – Italiani u bë i famshëm në Serie B dhe shkoi te Milan megjithëse kishte interes edhe nga Leicester dhe Juventus. Pasi nuk u përdor shumë në ndeshjet e para, Lapadula kur u fut në fushë gradualisht filloi të gjente edhe golat. Ai nuk mund të quhet një zhgënjim, por është shumë larg nivelit të sulmuesve të vjetër të AC Milan.