Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, e ftuar në një emision televiziv tha se duke parë ecurinë e numrave në rënie ajo sugjeroi të mos mbahen maska në ambiente të hapura.
Megjithatë, Bino theksoi se virusi mbetet mes nesh e për këtë arsye, maskat duhen mbajtur në ambiente të mbylluara si markata apo qendra tregtare
Përsa i përket organizimit të dasmave këtë verë ajo shtoi se mund të organizohen, por jo me grumbullime të mëdha si zakonisht.
“Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura… duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur.
Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh… Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave.” tha Bino.





