Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Foshnja ka lindur dy javë më parë, sipas revistës “People”.
Bradley Cooper dhe Irina Shayk zyrtarisht janë prindër. Çifti i lumtur mesa duket detajet po i mbajnë për vete. Ende nuk është publikuar ndonjë fotograi në rrjetet sociale.
Modelja ruse Irina, 31 vjeçe dhe Bradley, 42, nuk e kanë zbuluar akoma seksin e foshnjës. E kanë lënë surprizë këtë detaj të rëndësishëm.
Irina e ka mbajtuar të fshehtë shtatzëninë me veshje që nuk e nxjerrin shumë në pah barkun e rrumbullakosur.