Java që lamë pas ka qenë e mbushur plot me ngjarje dhe jo disa prej tyre jo shumë të këndshme.
Vrasja e ish-kreut të policisë në Vlorë, tonelata të tëra të gjetura me hashash, e të tjera si këto, për aktivistin Erion Kristo janë ngjarje shumë e të rënda në ditë të vështira, që të shtyjnë të mendosh se në këtë vend nuk mund të jetohet.
STATUSI I ERION KRISTOS:
Ditë të vështira për vendin tim:
1. Një komisar i shkarkuar policie vritet në mes të Tiranës (pra vdes shteti) dhe i bëhen homazhe (të turpshme).
2. Një Kryetar Bashkie kërcënon me jetë një gazetar dhe vazhdon i patrazuar detyrën.
3. Magazinat plot me hashash më bëjnë të mendoj se sa ka qenë sipërfaqja e mbjellë me hashash për 12 tonë produkt final?
4. Pas largimit nga Policia të peshqve të vegjël pyes veten se pse askush në qendëëër nuk mban përgjegjësi për 12 tonë hashash?
5. Neni 449 është vdekje e demokracisë dhe vettingut, dhe ndërkombëtarët e shitur heshtin.
6. Sot skadon afati i regjistrimit të partive në KQZ dhe Kryetari i Opozitës ofendon një zyrtar të shtetit, sërish.
7. Kryeministri bën video.
8. LSI ka pushtuar me zyra gjithë Tiranën.
9. Unë jam idiot që prish nervat e mia në këtë vend.
10. Shtoni ndonjë gjë tjetër se nuk i mbaj mend të gjitha marrëzirat e përditshme.