Dy vajza  të mitura kanë denoncur në prokurorinë e Tiranës një 80-vjeçar pasi ai i përndiqte dhe kryente veprime të turpshme ndaj tyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën  “Derivish Hima” në Tiranë.

Njoftimi I policisë:

“Më datë 25.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura”, thuhet në njoftimin e policisë.