Programi i humorit “Portokalli” ka qenë trampolina, e cila ka bërë të njohur shumë nga aktorët që sot gëzojnë një sukses dhe janë mjaft të pëlqyer nga publiku.
Një ndër ta është edhe Ermal Mamaqi, i cili edhe pse u bënë vite që nuk është më pjesë e tij, duket se ndjen nostalgji për të.
Moderatori i njohur ka shpërndarë një foto ku shfaqet përkrah miqve të tij më të mirë, aktorë të këtij programi. Fotoja është shkrepur 2 vite më parë në ditëlindjen e Ledio Lakos. Ermali i ka ruajtur miqësitë dhe marrëdhëniet me ish-kolegët.
Sot, ai ka një emision të vetin “Xing me Ermalin”, megjithatë duket se “Portokallia” zë një vend të veçantë në zemrën e tij.