Ka marrë fund lidhja trevjeçare mes portierit belg Tibo Kurtua dhe të dashurës së tij Marta Domingez. Lajmin e ka konfirmuar vetë “gardiani” i Çelsit.
Spanjollja dhe futbollisti kanë vendosur ta shkëpusin marrëdhënien mes tyre, pas krisjes që pësoi lidhja vitin e kaluar, për shkak se Kurtua pati një romancë të fshehtë me Mis Belgjikën, Emili Vanhut. Kjo e fundit e ka mohuar, por mediat janë të sigurta që mes tyre ka pasur diçka.
Kurtua dhe Marta janë prindër të një vajze, ndërkohë që gjatë kësaj kohe do të vinte në jetë fëmija i tyre i dytë.