Gazetari Sokol Balla është surprizuar këtë mbrëmje nga makina me të cilën lëviz kandidati për kryetar i PD-së, Agron Shehaj.

Në një shënim në rrjete sociale, ai thotë se Shehaj mbërriti në mjediset e medias ku ai punon me një makinë Tesla, jo me Benz apo Range Rover. 

“Sapo takova kandidatin per kryetar te PD Agron Shehaj, ne ambientet e News24. Erdhi per nje interviste tek lajmet. Nuk mberriti as me Range Rover, as me Mercedes, as nuk rrotulloi gomat e ndonje Porsche. Zbriti nga nje Tesla”, shkruan Balla në Facebook.

Tesla e miliarderit Elon Musk është një makinë inovative, elektrike, një automjet që nuk ndot ambientin, me teknologji të zhvilluar dhe konsiderohet si makina që arrin 100 km/h më shpejt se çdo makinë tjetër.