Këngëtarja shqiptare, Gili ka kënduar në dasmën e një djali të ri që aksidentoi me makinë vite më parë.

Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Mirage’, këngëtarja ka treguar për ngjarjen që ka ndodhur para 23 vjetëve.

Gili kishte aksidentuar me veturë Agron Gashin, i cili për fat shpëtoi mirë. Dhe kur Agroni u martua në vitin 2014, Gili këndoi në dasmën e tij, duke i bërë një dhuratë speciale në ditën e martesës.