Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Marc Bartra, më në fund, ka takuar tifozen që ka kërkuar me ngulm në “Twitter” dhe në rrjetet e tjera sociale. Spanjolli vuri re një fotografi të tifozes së Dortmund, me fanellë të verdhë, e ulur mes tifozëve të Schalke në stadiumin “Veltins-Arena”. Pas ndeshjes ai kërkoi të takohej me protagonisten. 26-vjeçari, më në fund, u takua me fansen para stërvitjes së fundit të Borussia Dortmund, duke i ofruar asaj fanellën e autografuar.
Vajza, e quajtur Steffi, ka qenë e lumtur që është takuar me një nga idhujt e saj dhe pikërisht rrjetet sociale që bënë të mundur këtë takim, “reklamuan” edhe ngjarjen. Bartra ishte titullar në barazimin 1-1 kundër rivalëve dhe si rezultat Dortmund ka rënë 18 pikë larg Bayern Munich kryesues. Sfida mes Schalke dhe Dortmund njihet si derbi i krahinës së Ruhrit dhe është shumë i ashpër brenda dhe jashtë fushës së lojës…