Klubi i Basketbollit Tirana ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen e shëmtuar që çoi në anulimin e ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë Tirana-Vllaznia, në basketboll për meshkuj. Akte vandalizmi, huliganizëm i pastër në pallatin e sportit, me agresion të tifozerisë së Tiranës ndaj miqve nga Shkodra, bënë që ndeshja të kalonte në plan të dytë dhe parketi të shërbente si një arenë boksi. Drejtori Spiro Koleka, në emër të klubit bardheblu, ka kërkuar falje publike, duke u distancuar nga aktet e shëmtuara, që jo vetëm kanë ndalur një ndeshje basketbolli, por më e tmerrshmja është se ndodhën në praninë e shumë familjeve që kishin ardhur me fëmijët e vet në pallatin e sportit…

“KB Tirana dënon çdo akt dhune te ndodhur dje, dhe në rrugët e qytetit dhe në pallatin e sportit.Ne emër të Drejtorit të klubit SK Tirana Spiro Koleka kërkojmë ndjesë.Edhe pse ne nuk ishim as organizatorët, as përgjegjësit për mbarëvajtjen e ndeshjes. Por ndërgjegjja nuk na lejon te heshtim!!I gjithë solidariteti jonë shkon për familjet që kanë paguar biletat dhe nuk mund të asistonin në një ndeshje basketbolli, që duhet të jetë shembull korrektësie dhe sportiviteti, sidomos për fëmijët që vijnë dhe ndjekin këtë sport. Sporti nuk është dhunë. Dhe dhuna nuk mund të justifikohen ne asnjë rast!!!