Një avion ushtarak i ushtrisë serbe u rrëzua sot në mëngjes në fshatin Sllatinë afër Shabacit, ndërsa ka ndërruar jetë piloti.
Siç raportohet nga mediet e huaja, avioni u rrëzua rreth orës 10:30 në afërsi të objekteve ndihmëse të një familjeje, ndërsa të plagosur në tokë nuk kishte.
Në fshat tani janë tri ekipe të ndihmës së shpejtë dhe policia po siguron terrenin. Dëshmitarët thanë se aeroplani fluturoi ulët mbi fshatin e Varnës.





