Klubi i Liverpool është dënuar të mos nënshkruajë me asnjë futbollist të Akademisë Angleze për dy vite dhe gjobitur me £100,000, pasi u shpall fajtor për joshjen e një djaloshi të Stoke City që shkonte në shkollë. Premier League zhvilloi një hetim për pretendimin se 12-vjeçarit i ishte ofruar një stimuli i ndaluar për tu transferuar verën e kaluar, me akuzat e rënda të bëra, më pas të mohuara nga Liverpool, sipas të cilave kishte një marrëveshje që klubi të paguante pagesat e shkollës, por më pas të pa aplikuara nga klubi i “Anfield Road”, pasi nuk nënshkroi me futbollistin.
Por, sanksioni që është marrë ndaj Liverpool, lidhet me faktin që klubi pranoi se kishte komunikua rme futbollistin dhe familjen e tij përpara se atyre tu lejohej ta bënin. Kjo përfshin edhe pagesën e tyre për futbollistin dhe disa pjestarë të familjes së tij për të ndjekur një ndeshje në Anfield. Liverpool ishte i gatshëm të nënshkruante me nxënësin, që asaj kohe ishte 11-vjeç dhe do të bëhej pjesë e ekipit U-12 të tyre, duke i ofruar që të paguanin edhe pagesat e shkollës, të cilat deri në ato momente paguheshin nga Stoke. Gjithsesi Premier League parandaloi nënshkrimin duke përdorur si argument rregulloren n 299.1, që specifikisht lidhet me pagesën e shkollës së futbollistit që tani është 13 vjeç.
Është pikërisht ky momenti kur Liverpool la një shteg të hapur e të pambuluar mbi të cilin nisi hetimi ndaj tij, e më pas edhe ndëshkimi. Premier League ka debatuar për mbi 1 javë mbi sanksionin që do të merrej ndaj Liverpool duke vendosur që një gjobë dhe kufizim, që ka nisur me efekte të menjëhershme, është më i përshtatshmi për tu marrë. Një shumë pre £100,000, është një shumë jo shumë e madhe duke marrë në konsideratë klubin gjigant, por ajo që më shumë do t’i djegë klubit nga Anfield Road është dënimi për të mos firmosur me futbollistët e rinj më të mirë të Anglisë, të cilët janë regjistruar me klubet e Premier League ose EFL gjatë 18 muajve të mëparshëm, për të paktën 12 muajt e ardhshëm.
Pjesa e dytë e embargos së transferimeve është e pezulluar për tre vite. Ajo do të aktivizohet në rast se Liverpool do të vërtetohet se bën ndonjë shkelje të ngjashme në 12 muajt e parë. Gjithsesi një lehtësim për Liverpool është fakti që gjithsesi do të mund të firmosë me nxënës nga Skocia, Irlanda dhe Evropa. Një shembull i kostos që mund t’i kushtoijë Liverpool-it ky dënim është pikërisht ai i Raheem Sterling, Jordon Ibe dhe Jerome Sinclair, të cilët u blenë nga Liverpool si nxënës shkolle dhe më vonë u shitën për një shifër që në total e kombinuar rezulton në £68million.