Në kohën kur në futbollin europian masat e sigurisë ndaj tifozëve janë ulur ndjeshëm, në Indonezi është krejtësisht e kundërta. Në ndeshjen e luajtur këtë fundjavë mes PUSAMANIA BORNEO FC dhe AREMA FC, është vënë re një masë ekstreme sigurie ndaj tifozëve që do të ishin të pranishëm në stadium.
Në stadiumin Bogor Pakansari është vënë re një numër i madh policësh që kontrollonin tifozët, teksa këtyre të fundit u janë hequr edhe rripat e pantallonave të cilët i varën në dyert e stadiumit ku do të luhej ndeshja. Pavarësisht kësaj, tifozët në shkallët e stadiumit kanë qenë të mrekullueshëm duke bërë edhe “Pyro – shou”.