Policia italiane ka arrestuar 5 shqiptarë, të cilët furnizonin me drogë shtëpitë e Romës veriore bëhet e ditur nga mediet italiane.

Drogen e porosisnin me anë të telefonit dhe shpërndarja behej nga shtetasit shqiptarë, të cilët jane të moshave nga 22 deri 50 vjeç.

Nga hetimi i bërë u zbuluan rolet e anëtarëve të këtij grupi. Sipas mediave italiane aktiviteti i jashtëligjshëm funksiononte si një “call center”, i vendosur fizikisht në një apartament në Riano (RM), ku “operatorët” brenda në shtëpi, merrnin kërkesa telefonike nga shumë blerës të zonës së Romës së Veriut, i jepnin udhëzime anëtarëve të tjerë të grupit. Gjithsecili prej anëtarëve kishte territorin e tij të mirepërcaktuar që dorëzimi të bëhej në mënyrë të shpejtë dhe të saktë, në adresat përkatëse.

Të ashtuquajturit ‘kuaj’ për dorëzime, kishin në përdorim mjete, të cilat u sekuestruan në operacion, të pajisura me funde të dyfishta, të përgatitura për të fshehur drogën që do u shitej konsumatorëve.

Kontrollet e kryera në shtëpitë e 5 shqiptarëve kanë zbuluar edhe 24 mijë euro, qe dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal.

Midis tyre, ishte një makinë brenda së cilës kishte pasur një ndarje fikse në kroskot, që hapej vetëm nëpërmjet futjes së marshit indietro. Gjatë fazës së ekzekutimeve të ndalimeve është arrestuar një 25-vjeçare, partnere e një prej të dyshuarve, pasi në shtëpinë e saj u gjetën 870 gram kokainë e fshehur në një ndarje në kuzhinë.