Një sasi e vogël heroine është kapur këtë të mërkurë teksa po tentohej të futej në burgun e Drenovës.
Sipas informacioneve paraprake, thuhet se gardianët kanë sekuestruar 12 gramë heroinë, e cila u gjet në oborrin e burgut dhe ishte e futur në një qese.
Dyshohet se heroinën e ka futur ndonjë familjar ose i burgosur që ka dalë me leje. Qesja është marrë nga policia për të parë shenjat e gishtave.
Pas zbulimit të këtij rasti është shkarkuar shefi i policisë së burgut të Drenovës, Adriatik Parizi dhe 7 efektivë të tjerë në varësi të tij.
Policia është duke vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast.
Heroinë në burg, shkarkohet drejtori dhe 7 efektivë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Fund dramatik në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë
Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3 shenjat e horoskopit që mund ta gjejnë shpirtin binjak në moshë të pjekur
Vizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me komunitetin shqiptar, ja ku do të mbahet aktiviteti
Shpërthim në një kazermë ushtarake në Bolivi, të paktën dy viktima dhe dhjetëra të plagosur





