Sipas një raportimi sensacional nga Argjentina, Lionel Messi po gjurmohet e përgjohet nga një spiun i qeverisë argjentinase. Superylli i Barcelonës u dënua gjatë muajit korrik me 21 muaj burg dhe një gjobë prej mbi 2 milionë euro për evazion fiscal, por një process që vijon në apelim parashikohet të shmangë burgosjen e tij. Një vit më parë emri i argjentinasit ishte lidhur edhe me skandalin e “Panama Papers”.

Në vijim të këtyre fakteve, “La nacion” pretendon se një agjent i qeverisë argjentinase, i njohur vetëm si “Agjenti G” ka ndjekur vërdallë në mënyrë sekrete Messin, duke mbajtur nën mbikqyre edhe financat e tij. Është pjesë e një hetimi të gjërë mes njerëzve të elitës në Argjentinë, të përfshirë të gjithë në skandalin e “Panama Papers”. Përtej procesin në vijim në lidhje me evazionin fiscal, familja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo formë përfshirje në të. Messi dhe babai i tij, Jorge, kanë mohuar vazhdimisht çdo veprim të kundraligjshëm dhe mbeten në pritje të vendimit të apelimit në një process të gjatë. Sipas ligjit spanjoll, çdo vendim për burgosje nën dy vite, mund të vuhet edhe në liri me kusht.