Bruno Dita është kthyer përsëri protagonist me skuadrën e Teutës dhe paraqitjen e tij e kurorëzoi edhe me një gol të shënuar kundër Laçit.“Më kishte munguar goli pas dëmtimit në gju që kalova. Them se goli do të më japë motivim akoma më të madh”, u shpreh futbollisti ku tregoi se ka bindjen që Teuta mund të bëhet përsëri protagoniste në këtë edicion edhe pse e filloi keq sezonin.
“Jemi pothuajse i njëjti ekip që vjet shkoi në Europë. Jemi thuajse në 70-80 për qind të formës se ekipit të vjetshëm. Vjet nuk e kishim presionin që kemi tani dhe jepnim më të mirën. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një. Nëse luajmë siç luajtëm ndeshjen e fundit, nuk kemi frikë asnjë kundërshtar.Objektivi ynë kryesor është të sigurojmë shpëtimin dhe të shkojmë sa më larg në Kupë, pastaj të shohim deri ku do të arrijmë”, tha ai.“Humbje si ajo në shtëpi ndaj Luftëtarit nuk duhet të ndodhin më. Të paktën në shtëpi duhet të synojmë përherë tri pikët. Megjithatë, çdo ekip e ka një ditë ‘jo’, ne e kishim ndaj Luftëtarit”, deklaroi Dita.