Diamanti rozë më i shtrenjtë në botë është shitur në një ankand të “Sotheby’s” në Hong Kong, për një vlerë rekord prej 71.2 milionë dollarësh.
Diamanti më i madh dhe më i veçantë ngjyrë rozë, 59.6-karatësh, siç vlerësohet nga Instituti Gjeologjik i Amerikës, u ble nga një argjendari me qendër në Hong Kong, “Chow Tai Fook” pas 5 minutash beteje me oferta mes 3 pretendentëve.
Në nëntor të vitit 2013, në një ankand në Gjenevë, guri u shit për një shifër rekord prej 83 milionë dollarësh, por blerësi, një prerës diamantesh njujorkez nuk mundi të paguante shumën dhe u skualifikua.
Por Patti Uong, presidente e degës aziatike të “Sotheby’s”, tha se shtëpia e ankandeve u kishte kërkuar pretendentëve të jepnin garanci se kishin financat e nevojshme për të blerë gurin ngjyrë rozë. Ajo shtoi po ashtu se kinezët kishin ende oreks, pavarësisht zërave për ngadalësimin e ekonomisë.
Shitja theu rekordin e mëparshëm prej 57.5 milionë dollarësh, shumë kjo për të cilën ishte blerë “Oppenheimeri Blu”, në një ankand të “Christie’s”. Ylli rozë, ndërkohë, është diamanti më i madh me këtë ngjyrë që është shitur ndonjëherë në ankand, duke lënë pas edhe “Graffin” rozë, që ishte sa gjysma e tij.
Diamanti thyen rekord në ankand
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar





