Nuk është hera e parë që postimet e publikuara në profilet e saj në rrjetet sociale, nxisin diskutime, duke krijuar një stuhi të vërtetë. Këtë herë modelja Nina Moric ka shpërthyer në argumentin e futbollin, dhe në veçanti iu dedikua dje supersfidës së Seria A, të zhvilluar në “San Paolo” mes Napoli dhe Juventus, e përfunduar në barazim 1-1. Në objektivin e vajzës së shfaqjeve ka përfunduar Gonzalo Higuain, apo më saktë “ish-i” madhështor i sfidës, për herë të parë në këtë cilësi në atë që deri sezonin e kaluar ishte shtëpia e tij, Napoli.
Modelja Moric ka drejtuar gishtin pikërisht te gjëndja fizike e Pipitas duke publikuar një foto me dixhiturën me përmbajtje ironike për të evidentuar edhe më shumë mbipeshën e argjentinasit: “Për të gjithë ata që kritikojnë Higuain: Do të dëshiroja t’ju shihja ju të luanit futboll në muajin e shtatë të shtatëzanisë”. Fjalë që kanë nxitur menjëherë reagimin e tifozëve bardhezinj, të cilët kanë marrë në mbrojtje bomberin e tyre. Por ky nuk ka qenë postimi i vetëm i kroates Moric në kuadër të supersfidës Napoli-Juve. Një tjetër rrebesh komentesh për Moric, që ia kishte dalë që më parë të nxiste irritimin e të dy tifozerive me një tjetër postim të sajin provokativ. Pak përpara vërshëllimës së parë të takimit, në profilin e saj në “Facebook”, modelja kishte publikuar: “Seria A, gjithçka gati për ndeshjen e madhe të kësaj mbrëmje. Camorra-‘Ndrangheta”. Kritika të ashpra për Moric si nga tifozeria e kaltër, ashtu edhe ajo bardhezi, që në unison kanë censuruar mesazhin. Pikërisht pas kësaj, showgirl kroate komentoi sërish në rrjetet sociale: “Ia dola mbanë në misionin për të bashkuar napoletanët me juventinët. Tani nxirrni trofeun “FIFA Fair Play Award”.