Besa ka zhgënjyer totalisht ndaj Teutës, duke pësuar pesë gola. Në fakt, verdhezinjtë e nisën mirë lojën, por pas minutës së 38-të, kur pë- suan golin, u hutuan aq shumë, sa u ndëshkuan edhe katër herë të tjera. Kapllani, Beqja, Hoxha, Shtama dhe Isaku afër fundit u bënë protagonistë të fitores së merituar të skuadrës së trajnerit Kuçi.
Shkëndija e Durrësit ka mposhtur Pogradecin me shifrat minimale 0-1. Ka mjaftuar goli i Berishës në pjesën e parë që skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive të dalë me tri pikë nga Pogradeci. Rastet e Çekiçit dhe Abazajt për liqenorët nuk u shfrytëzuan si duhet. Edhe në pjesën e dytë loja u bë e bukur, por në fund triumfuan miqtë.