Mediet italiane kanë publikuar foton dhe emrin e plotë të shqiptares 37-vjeçare që mbeti viktimë mbrëmë në një aksident rrugor në Paterno-Randazzo në Itali.
Ajo është Valeria Daci, rezidente në Adrano. Viktima drejtonte një makinë tip “Ford” që po shkonte drejt Paternos kur është përplasur me një mjet “BMW”, i cili drejtohej nga një djalë 28-vjeçar italian, që po ecte në krah të kundërt.
Nuk dihet ende dinamika e përplasjes fatale që i mori jetën 37-vjeçares. Valeria humbi jetën në vendin e aksidentit, ndërsa trupi i saj është gjetur në rrugë jashtë makinës.
Ata që kanë ofruar ndihmën e parë pas aksidentit kanë qenë shoferët që lëviznin në ato momente në rrugë. Më pas, në vendngjarje kanë shkuar edhe dy ambulanca, forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë.





