Një 42-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një fëmijë të mitur.

I arrestuari është Roland Zana, që sipas policisë ka abuzuar seksualisht me të miturin I.Zh. në barakën e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.