Marrëveshja e rishikuar e vendit pritës mes Shqipërisë dhe projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline pritet të marrë miratimin e Kuvendit për të nisur nga zbatimi.
Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me shprehjen e vullnetit të TAP për:
– Rishikimin e periudhës së stabilitetit fiskal që i jep të drejtën shtetit shqiptar të marrë më shumë tatim fitimi, e cila përgjatë kohëzgjatjes operacionale të projektit pritet të ketë një efekt pozitiv për shtetin shqiptar prej rreth 60 milionë eurosh;
– Rritjen e investimeve në komunitet nga 7 në 14 milionë euro;
– Dyfishim e fondeve për trajnime në sektorin e gazit natyror, nga 350,000 euro në 700,000 euro;
-Memorandumin e Mirëkuptimit që synon të mbështesë kompaninë e sapokrijuar Albgaz, (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Gazit ne Shqipëri), në aftësimin e saj për të qenë pjesë e ofrimit të shërbimeve të mirëmbajtjes për TAP në fazën operacionale.
Në vitin 2012 qeveria shqiptare e asaj kohe hyri në bisedime me gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline ( projektin) duke supozuar se mes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë do të lidhej dhe nënshkruhej një marrëveshje me qeveritë e vendeve pritëse e cila më pas do të depozitohej pranë parlamenteve përkatës për ratifikim.
Ndërsa në prill 2013 parlamentit shqiptar nënshkroi Marrëveshjen Krahasuese.
Më pas në dhjetor të 2013-s edhe parlamenti grek ratifikoi Marrëveshjen e Vendit Pritës.
Kjo marrëveshje është tejet e rëndësishme për të gjitha shtetet pasi përmes saj përcaktohen përfitimet dhe detyrimet nga ky projekt, i cili do të ndikojë jo pak në ekonomitë e këtyre vendeve, veçanërisht atë të Shqipërisë dhe Greqisë si dy vende nga ky kalon më shumë ky projekt.
Ndërkaq aksionarja spanjolle Enagas e cila është edhe një nga aksionerët ( 16%)ka parashikuar që të investojë rreth 1.4 miliardë euro deri në vitin 2020.
Po kështu vetëm pak ditë më parë ka qenë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila zhvilloi edhe në Tiranë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të projektit TAP ku u bisedua angazhimi i bankës për të kredituar projektin. Në total parashikohet që BERZH të investojë rreth 1.5 miliardë euro, shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë nga ky institucion financiar.
/MONITOR/