Sipas ekspertëve janë 5 shenja horoskopi që flirtojnë më shumë se të tjerat.

Sipas intv.al janë: Shigjetari, Binjakët, Dashi, Luani dhe Peshqit. 

1. Shigjetari

Njihet për shpirtin e tij të lirë, ku argëtimi është shumë i rëndësishëm. Sipas intv.al  Shigjetarit i pëlqejnë udhëtimet dhe lëvizja e vazhdueshme. Gjithashtu, ata që i përkasin kësaj shenje  janë të gatshëm që t’i kapin në ajër rastet e këndshme të jetës. 

2. Binjakët

Një ndër shenjat e ajrit që nuk bindet lehtë të krijojë diçka serioze me dikë. Njihet si natyrë flirtuese dhe mërzitet shumë nëse qëndron gjatë në të njëjtin vend. Sipas intv.al  Binjakët mundohen të bëjnë  çmos që të jenë të kënaqur në jetë. Në çdo moment janë  në kërkim të gjërave të reja. Flirtimin e kanë pjesë të jetës së tyre.

3. Dashi

 Njerëzit e kësaj shenje, janë tipa që flasin hapur dhe flirtojnë sa herë i jepet mundësia. Si shenjë zjarri, duan të rrezikojnë shumë  për të përjetuar gjëra të reja në jetën e tyre. Besimi që kanë në veten e tyre i bën ata të kenë sukses kur flirtojnë me dikë që pëlqejnë.

4. Luani

Zemra e një Luani është plot pasion dhe e e pakushtëzuar. Motoja e një Luani është: “ Jeta duhet shijuar sa më shumë”. Ata japin maksimumin e tyre në çdo gjë që bëjnë dhe nuk mendojnë gjatë për pasojat e veprimeve të tyre.

5. Peshqit

Peshqit njihen si shenja më e ndjeshme e horoskopit. Sipas intv.al kur flirtojnë kanë veshje seksi dhe sensuale, qe nxjerrin ne pah më shumë bukurinë e tyre. Një Peshk di shumë mirë si të flirtojë.