Sandro Wanger, ylli i Hoffenheim, ka ndrydhur në mënyrë horror gishtin e tij gjatë ndeshjes së Bundesligës, kundër Hertha Berlin, por s’e ka braktisur fushën. Sulmuesi gjerman, 29 vjeç, ka qenë në formë të lartë sportive këtë sezon, teksa e tregoi trimërinë e tij duke mos e lëshuar vendin e titullarit në formacion.
Kur rezultati ishte 0-0, në minutën e 14-të, në stadiumin olimpik, Wagner u përplas me kapitenin e Hertha Berlinit, Vedad Ibisevic.Ky moment e pa sulmuesin e Hoffenheim shumë keq. Mënyra se si dukej ai me gishtin e shpartalluar, plotësisht të dalë nga vendi i vet, ishte një përzierje shoku dhe tmerri. Mirëpo, Wagner është i njohur për besimin e patundur në aftësinë e tij. Këtë e tregoi edhe dje, kur luajti me gishte të thyer, vetëm të fashuar me një leukoplast, duke mposhtur dhimbjet.