Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ka ndjekur nga afër inspektimet e punimeve që po kryhen për riparimin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara me shkallë dëmi DS1-DS2-DS3 në zonën e Shkozetit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook “, Sako shkruan se këto pallate do të jenë më të sigurtë dhe më të bukur se më parë.

Ndërkohë shprehet se pas përfitimit të grantit për rikonstruksion nga ana e shtetit, mijëra familje të dëmtuara nga tërmeti janë kthyer në normalitet.