Tifozët Napoli janë duke u përgatitur për “ta mirëpritur” Gonzalo Higuain, që do të luajë me Juventusin këtë fundjavë. Këtë gjë ata e bëjnë duke shitur letër higjienike me fytyrën e argjentinasit mbi të. Sulmuesi 29-vjeçar gëzoi një rekord sezonin 2015-2016 në Napoli, teksa u transferua te Juventusi për një marrëveshje rreth 90 milionë euro, verën e kaluar. Ky veprim i diskutueshëm, që klubi napoletan e mori pa mirëkuptimin e tifozëve, ka bërë që këta të fundit të djegin fanellat e ish-lojtarit të tyre jashtë stadiumit “San Paolo”.

Por tani, tifozët e Napolit janë duke shitur letër higjienike me fytyrën e tij mbi të, para përballjes së të dielës në Seria A. Juventusi e ka dominuar futbollin italian në pesë sezonet e kaluara, ndërkohë që është shumë pranë titullit të gjashtë radhazi kampion. Bardhezinjtë kanë më shumë pushtet se të tjerët në Itali, sepse kanë dominim financiar. Si pjesë e Napolit, Higuain shënoi 36 gola në 35 ndeshje të sezonit të kaluar, ndaj largimi drejt një rivali të madh, si Juventusi, shkaktoi “tërmet” te napoletanët.Higuain ka shënuar tashmë dy herë kundër Napolit, këtë sezon, ndërsa regjistron 19 gola, deri më tani, me fanellën bardhezi. Ai duket i sigurtë të fitojë titullin e Seria A me Juventusin, ndërkohë që Allegri dhe të tijtë gjenden tetë pikë të qarta karshi Romës; dhjetë pikë përpara Napolit, në kreun e renditjes së kampionatit italian.