“E ke me nxitim Donald?” “Daily Mail” shkruan sot për një stituatë të sikletshme që është krijuar pasi Donald Trump u largua nga ceremonia zyrtare e nenshkrimit të disa urdhrave të rinj pa i nënshkruar ato.
Kjo ka bërë që Mike Pence të mbetet pas dhe të rregulloj “pjesët” e mbetura. Donald Trump ka mbajtur një ceremoni zyrtare për nënshkrimin e dy urdhërave të rinj ekzekutiv në Zyrën Ovale. Ai pësoi një anomali të dukshme dhe u largua nga dhoma pa nënshkruar asgjë dhe me një sjellje të çuditshme.
Nënkryetari Mike Pence nxitoi pas tij dhe u përgatit për të njoftuar se Trump kishte harruar një pjesë te rëndësishme te ceremonisë së nënshkrimit.