Jeni gati për një penel me ngjyra për verën e këtij viti? Po? Jo? Dhe çfarë thoni për një rozë çiklamin për buzët?
Këto janë vetëm disa prej tendencave të make-up-it për sezonin pranverë-verë 2017, që na propozon grimieri ndërkombëtar i Max Factor.
Nëse jeni në kërkim të ideve për make-up-in për look-un tuaj, në këtë artikull do të gjeni disa prej tendencave të sezonit.
Sigurisht që një look-u nude dhe solar do të dominojë verën e sivjetshme. Tonet e arta dhe të ngrohta, ngjyrat e bronzit, e kuqja dhe kafja do të jenë pa dyshim në modë. Femrat duan të jenë praktike, por edhe luksoze, energjike, por diskrete, të reja dhe të freskëta.
Përveç fondatintës dhe rimelit, rëndësi e veçantë duhet t'i kushtohet buzëkuqit. Ngjyrat si e kuqja, çiklamini, bordoja dhe portokallia do të jenë “yjet” e sezonit.
Një tjetër tendencë që do të vihet re tek shumë femra do të jetë peneli me ngjyra. Jeshilja dhe grija do të jenë ngjyrat më në modë për penelin e syve.
Burimi: Margherita.net
Përshtati: R.O.