Cristiano Ronaldo njihet si një "donzhuan" jashtë fushave të lojës, por mesa duket portugezit nuk është se i ka shkuar shumë mirë tentativa për të kaluar një natë me Erika Canela, Miss BumBum në vitin 2016. Në një intervistë për mediat braziliane, bukuroshja ka thënë se ka shkëmbyer mesazhe me Ronaldon në WhatsApp, ku portugezi i ka kërkuar një takim për një darkë romantike.
Gjithçka ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar."A dëshiron që të vish në shtëpinë time? Jetoj pranë teje",- i ka shkruar portugezi fillimisht, ndërkohë që braziliania ia ka kthyer duke i thënë se i duhet të kapte avionin, por këmbëngulja e tij bëri që ajo të ndryshonte biletën. "Kam folur më pas në makinë me të. Ishte shumë i zhgënjyer, dhe më tha se kishte shumë pak kohë sepse kishte takime të tjera. Unë i thashë se nuk jam një femër 15-minutëshe, apo një femër gjysmë-orëshe", ka rrëfyer braziliane.