Gjatë një emisioni argëtues, në njërin prej televizioneve në Beograd, ndodhi diçka e papritur, kur po fliste kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, në ato momente një të riu i ra të fikët. Kështu të paktën shihet në videon e publikuar në internet.

Mirëpo, “hero” i gjithë kësaj “skene” del të jetë Vuçiç. Ai mundohet ta ndihmojë personin që u ndje keq gjatë debatit. Në pamje të parë duket si një skenë e menduar më parë dhe se fundi dihet si do të jetë.

Ndoshta e realizuar me qëllimin për të vënë në qendër të vëmendjes Vuçiç, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Zgjedhjet për president të Serbisë priten të mbahen në 2 prill. Ndërsa aktualisht në këtë pozicion është Tomislav Nikoliç, i cili atje njihej si njëri prej radikalëve më të mëdhenj.

Ka mbetur edhe pak kohë kur Serbia futet në heshtje zgjedhore. Mirëpo, ata që nuk “heshtin” janë mediat serbe, të cilat kanë shfaqur haptazi përkrahjen ndaj kandidatit për president Aleksandër Vuçiç.