Prapa skene të asaj që deri tani është etiketuar si parregullshmëri në shitjen e biletave të ultrasve, peshon hija e marrëdhënieve mes kapoeve të gurpeve të organizuar me aromën e ‘ndrangheta’ dhe për këtë gjë mund të ishte në dijeni edhe vetë klubi. Vetë Agnelli mohon gjithçka dhe mbrohet, ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i FIGC, Michele Uva, flet për proces mediatik. Gjatë hetimeve për marrëdhëniet mes Juventusit dhe kapove të tifogrupeve Ultras, të lidhur me krimin e organizuar, hipoteza e përgënjeshtruar nga avokatët e Agnelli, është që presidenti është në dijeni të identitetit criminal të disa personazheve. Në një përgjim telefonik ende secrete, dhe për të cilën vetë avokatët e Juventusit kërkojnë që të bëhet tërësisht publike, Agnelli flet në lidhje me di Loris Grancini, lider milanez i “Viking” mbi të cilin është kërkuar përgjimi special nga Gjykata e Torinos.

Në bisedën e përgjuar dëgjohet Agnelli që thotë se Loris Grancini ka vrarë njerëz, ndërsa Angelo i përgjigjet duke thënë se “ai bën që njerëzit të vriten”. Mediat italiane kanë arritur të kontaktojnë me Loris Grancini, një kapo ultras të Juventusit, që konsiderohet shumë pranë “ndrangheta”. “E kam takuar me rastin e fillimit të vitit, për të folur në lidhje me sezonin e ri, tifozerinë, më tha për koreografitë, për të na bërë komplimentet, për gjërat që nuk shkonin dhe ato që ishin mirë, në nivel të sektorit tonë, apo të stadiumit. Kam mësuar në lidhje me një bisedë telefonike të përgjuar në të cilën Agnelli thotë për mua se vras njerëz, ndërsa Angelo i përgjigjet se unë bëj që njerëzit të vriten. Që në të dy rastet është diçka shumë e rëndë. Por në të vërtetë unë nuk kam qenë kurrë pjesë e ndonjë procesi për vrasje, as që të kem vrarë ndonjërin, apo që të kem bërë që ndonjëri të vritet, pavarësisht se çfarë thonë këto persona kur flasin me njëri tjetrin”, deklaron kapoultrasi juventin, Loris Grancini. Insinuatës së gazetares, në lidhje me të qënit i akuzuar si porositësi i një vrasje të mbetur në tentativë, kapo ultrasi Grancini thotë: “Po, e vërtetë, por tashmë Gjykata e Kasacionit të Romës është shprehur në 43 faqe, duke e ridërguar në Milano. E gjitha, sepse një person më ka ofenduar”.

Gazetarja ndërkohë risjell në kujtesë faktin që lidhet me një dënim të vitit 1998, për të cilin, Grancini shprehet: “Është precedent im i vetëm penal në jetë dhe lidhet me të shtënat në rrugën Faenza dhe u dënova me 9 vite”. Në lidhje me aludimin e gazetares se e konsiderojnë si referuesin e “ndrangheta”, kapo ultrasi juventin deklaron: “Më konsiderojnë shumë pranë cilës familje? Asaj Rappocciolo? Po është e vërtetë, jam shumë pranë asaj familje, sepse është nëna e bashkëshortes time dhe nuk ka asnjë asnjë vëlla të gjallë në këtë jetë. Më i fundit ka vdekur 8 vite më parë dhe nuk kam patur kurrë asnjë lidhje krimi me ata, ndonëse për fat të keq jam shumë pranë”.