Itali-Shqipëri padyshim që nuk është një ndeshje që do të hyjë në histori, aq më pak në atë të axurrëve, pavarësisht paraqitjes dinjitoze të kuqezinjve dhe fitores së italianëve në Palermo falë dy episodeve të vetme të pritësve. Gjithsesi, shumë tifozë të futbollit, dhe jo vetëm, mbrëmjen e Palermos nuk do ta harrojnë lehtë. Një histori që ndihmon në neutralizimin dhe harresën sa më të shpejtë të incidentit me flakadanët dhe tymuesit në fushë, është padyshim atmosfera para dhe pas sfidës, e nxehur dhe elektrizuar falë Ilda Bejlerit, gazetares së shndritshme shqiptare, që ka tërhequr vëmendjen dhe vështrimet e të gjithëve, aq sa për tu shndërruar në virale në rrjetet sociale me fotot dhe imazhet e saj pranë futbollistëve italianë.
Nga tribuna e shtypit dhe në zonën miks, me Buffon e Verratti, duke parakaluar përmes fushës dhe zonës së autobusëve me De Rossi, mediat dhe portalet italiane e konsiderojnë një pasarelë të vërtetë atë të Ildës, në Itali-Shqipëri. Shpërthyese përballë Gigi Buffon të mrekulluar dhe në siklet, apo në pritje për të marrë “ok” nga kameramani për intervistën me Verratti që përpiqet të largojë vështirmin e tij nga bukuroshja brune. Apo edhe më tej, një selfie me kapitenin De Rossi. Por mediat italiane nuk lënë pa përmendur edhe faktin që Ilda bukuroshja në atdhe është e njohur dhe e shndërruar në një seks simbol edhe falë një reklame të xhiruar dhe të publikuar për Shën Valentin, ku shfaqet më shumë se sharmante, e mbrekullueshme e gati mbytëse me format e saj eksituese, por duke mos kaluar kurrë në vulgaritet.