Një refugjat sirian i ka vënë flakën vetes në ishullin grek të Hios.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin teksa ai qëndron pranë disa policëve ndërsa trupin e ka të lyer me benzinë.

Në një moment një polic ndërhyn për të parandaluar vetëvrasjen, por emigranti ndez çakmakun dhe i vë flakën vetes.

Aktualisht raportohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është plagosur dhe një polic.

Refugjati sirian kishte mbërritur në këtë ishull më 22 mars. Kushtet e vështira të jetesës, pritja e gjatë dhe ankthi i mosaprovimit të kërkesës për azil shkaktojnë shpeshherë situata tejet dëshpëruese.