Të martën në mëngjes, stadiumi i ekipit kinez, Shangai Shenhua, është përfshirë nga flakët. Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë të dëmtuar. Federata kineze njofton se është djegur vetëm pjesa e sipërme dhe themelet e stadiumit “Hongkou” janë në gjendje optimale.

Zjarrfikësit do ta kontrollojnë gjendjen e stadiumit dhe, më pas, do të vendoset nëse do të zhvillohet ndeshja e 16 prillit kundër Shangçun Jatai. Ky stadium u hap në vitin 1999 dhe ishte stadiumi i parë në Kinë. Klubi i Shangai Shenhua ka fonde të mjaftueshme për të rikonstruktuar stadiumin. Kujtojmë që në merkaton e verës ata transferuan Karlo Tevez, i cili fiton 700 mijë euro në javë.