Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për “arrest me burg” për Arbër Paplekën, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill.

Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit, të mbajtur në ngarkim të tij. Apeli ka liruar 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen, duke i ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Gjykata e Apelit po ndjek penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

  • Arjan Hoxha, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Pavlo Vuksani, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Emiljan Prenga, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Juljan Mataj, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Erald Guga, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Erjon Demushi, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Taulant Ymeri, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Roland Xhepa, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
  • Nuredin Kasma, i akuzuar për heqje të lirisë me dhune
  • Eldjo Beko, i arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Ngjarja ndodhi disa ditë para zgjedhjeve pas një përplasje të grupeve të PS-PD, ku Paplekaj pjesë e strukturës së mbrojtjes së PD qëlloi për vdekje Xhuvanin, ndërsa u plagosën dhe 4 të tjerë.